Ka përfunduar takimi mes Allegrit dhe drejtuesve të Juventusit

Massimiliano Allegri ka përfunduar takimin me hierarkinë “Bianconere”.

 

Massimiliano Allegri sot ka takuar drejtuesit e Juventusit me të cilët është mbajtur një takim disa orësh.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, Allegri qëndroi me orë të tëra në takim ku është diskutuar për objektivat dhe preferencat e strategut italian për sezonin e ardhshëm.

Allegri u zyrtarizua më herët gjatë javës së kaluar duke e zëvendësuar Andrea Pirlon në stolin e “Biancoerëve”.

 


Shtuar 3.06.2021 17:30