Juventusi fitoi Kupën e Italisë, Buffon barazon Maldinin me tituj

Gigi Buffon, legjenda e futbollit italian ka fituar titullin e tij të 26 në karrierë.

Skuadra e Juventusit mposhti 2 me 1 ekipin e Atalantas, duke triumfuar në Kupën e Italisë.

Ky titull është i vecantë për Buffonin, pasi ai arriti ta barazoj legjendën e AC Milan, Maldini me 26 tituj.

Kujtojmë që ky ishte titulli i fundit me Juventusin, pasi Buffon para disa dite kishte treguar vendimin për largim nga Torino.


Shtuar 19.05.2021 23:27