PSG fitoi Kupën e Francës, Mbappe hedh dyshime mbi të ardhmen pas ndeshjes

Kylian Mbappe së bashku me Paris Saint-Germain janë shpallur kampione të Kupës së Francës për edicionin 2020/21.

Klubi parisien kanë fituar me rezultat 2-0 ndaj Monacos dhe kësisoj janë kurorëzuar si kampion të Kupës së Francës.

Pas ndeshjes, golashënuesi i këtij takimi francezi Mbappe është pyetur mbi të ardhmen e tij.

Gazetarët e kanë pyetur në qoftë se do ta fesonte Kupën e 15-të sezonin e ardhshëm me klubin nga kryeqyteti i Frances dhe ai është përgjigjur: “Unë mendoj se gjëja kryesore është që të shijojmë këto momente tani”, ka thënë ai për F2.

E ardhmja e Mbappes është kontestuar disa herë, pasi ky i fundit akoma nuk ka nënshkruar një kontratë me PSG.


Shtuar 19.05.2021 23:51