Jo vetëm Milani, për De Paul hyn në garë edhe Juventusi

Rodrigo De Paul është njëri nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar veror në itali.

 

De Paul po lidhet ngushtë me skuadra të mëdha, por Milan kishte shprehur interesim të madh për argjentinasin i cili cilësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë në Itali.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, De Paul është bërë edhe cak i Juventusit, dhe për këtë, “Bianconerët” kanë angazhuar Paulo Dybalan që ta bind atë të bashkohet me ta.

Sipas artikullit, De Paul ka shprehur dëshirën që të luajë me Dybalan në të ardhmen dhe kjo shihet si plus për Juventusin.

Çmimi i tij llogaritët të jetë nga 40-50 milionë euro.


Shtuar 1.05.2021 16:52