Makina e kthyer përmbys, shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik në Greqi

Një shqiptar ka ndërruar jetë në zonën e Imathias. 41-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga mediat greke, ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Aksidenti ndodhi në kilometrin e 8-të të rrugës Alexandria – Giannitsa, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari doli nga rruga dhe u përmbys, duke i kushtuar jetën.

“Thestival” ka publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, por nuk bën me dije identitetin e shqiptarit.

Ndërkohë që autoritetet kanë nisur nga puna për të zbardhur shkakun e aksidentit që rezuloi fatal për 41-vjeçarin.


Shtuar 1.05.2021 16:44