Jeff Bezos në konsorciumin që bleu 30 për qind të aksioneve të Liverpoolit, por pa rol zyrtar në klub

Një kompani investimesh e lidhur me Jeff Bezos, bashkëthemeluesin e Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është pjesë e konsorciumit që ka blerë aksione te Liverpooli.

Pavarësisht kësaj përfshirjeje, Bezos do të mbetet vetëm një investitor pasiv. Ai nuk do të ketë vend në bordin drejtues dhe as ndonjë detyrë tjetër zyrtare brenda klubit.

Të lidhura

None found

Sipas The Times dhe gazetarit Paul Joyce, 1892 Holdings, konsorciumi që drejtohet nga Amir Bhatia, ka arritur një marrëveshje për të blerë 30 për qind të aksioneve të Liverpoolit, me një vlerë rreth 1.65 miliardë paund.

Fenëay Sports Group (FSG) do të vazhdojë të ketë shumicën e pronësisë dhe kontrollin e klubit, përfshirë menaxhimin e tij të përditshëm. Nga ana tjetër, Bhatia pritet të emërohet zëvendëspresident i Liverpolit.

FSG-ja nuk ka asnjë detyrim që, si pjesë e marrëveshjes, të shesë aksionet e mbetura. Megjithatë, Bhatia do të zotërojë disa opsione që mund t’i mundësojnë të rrisë investimin në të ardhmen, në rast se pronarët aktualë vendosin të nxjerrin në shitje aksione të tjera.

Fondet e kësaj marrëveshjeje nuk do të kalojnë drejtpërdrejt në financat e Liverpoolit. Për këtë arsye, nuk parashikohet që strategjia e klubit në afatin kalimtar të pësojë ndryshime të menjëhershme.


Shtuar 14.08.2026 22:10

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlike girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom