Italia e Mancinit jep garanci, Gravina gati ti rinovojë kontratën trajnerit

Italia e Roberto Mançinit ngjall entuziazëm. Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit po mendojnë që tani për t’i zgjatur kontratën. Gjithesi, vëmendja aktualisht është te ndeshja me Lituaninë, më pas mund të nisin bisedimet për një marrëveshje të re.

Na kampin e të kaltërve janë të përqendruar në mbylljen me sukses të ciklit të parë të kualifikuese të Botërorit, por Federata po mendon edhe për “bllokimin” e Mancinit, falë një projekti që i ka sjellë një erë të re dhe mbi të gjitha rezultateve pozitive. Trajneri, të cilit i skadon kontrata vitin e ardhshëm, është një element kryesor për presidentin Gravina, i cili do të propozojë një rinovim deri në vitin 2026 me një rritje të ndjeshme të pagës, për të shmangur tundimet nga ofertat e mundshme të klubeve të mëdha.

Paga, shpjegojnë mediet në Itali, do të shkojë nga dy milion euro në vit në tre milionë neto, plus bonuset. Po të niste një përvojë të re në një klub, sigurisht që Mancini do të fitonte më shumë, por nga Federata synon ta lidhe me një kontratë afatgjatë bazuar në një projekt që ka në qendër pikërisht trajnerin.

Shtuar 30.03.2021 10:03