Nuk po ia sheh “hajrin”, Sevilla gati të shesë Gomez

Aventura e Papu Gomez te Sevilla mund të mbyllet pa u mbushur ende 6 muaj.

Sipas raportimeve që vinë nga Spanja klubi andaluzian po mendon shitjen e argjentinasit i cili nuk ka bindur në këto muaj duke u aktivizuar pak edhe nga trajneri Lopetegui.

Për Gomez ka oferta nga Italia dhe Lindja e Mesme, ndërkohë që Sevilla do të kërkojë ta zëvendësojë me francezin Florian Thauvin të cilin synon ta marrë nga Marseille me parametër zero.

Shtuar 30.03.2021 10:03