Interi rikuperon edhe Vecinon, uruguajani rezultaton negativ në testin ndaj Covid-19

Pas Samir Handannovic, Antonio Conte rikuperon edhe një tjetër lojtar për ndeshjen e së shtunës përballë Bolognas.

Matias Vecino rezultoi negativ në testin e fundit ndaj Covid-19 dhe tani rikthehet në stërvitje me grupin.

Uruguajani rezultoi pozitiv me 18 mars. Ndërkohë, Danilo D’Ambrosio dhe Stefan De Vrij vazhdojnë akoma të jenë pozitivë./albeu.com/


Shtuar 30.03.2021 10:48