Inter përsëri pas një anësori, këtë herë pëlqen italianin e Genoas

Inter sot pret në Appiano Gentile Robin Gosens për të kryer fizitat mjekësore.

Transferimi prej 25 milion euro do të zbarkojë sot në Milano nga Bergamo. Por duket se Inter nuk dëshiron të ndalet këtu.

Tashmë zikaltërit janë duke parë mundësinë e transferimit të anësorit italian, Andrea Cambiaso. 21-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër dhe po mendojnë një transferim të tijin në ditët e fundit të merkatos.

Pas Cambiasos gjithashtu është edhe Atalanta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.01.2022 07:55