Sipas “El Nacional”, Mauro Icardi kërkon të transferohet tek Atletico Madrid.
Sulmuesi 28-vjeçar mund të zbarkojë në oborrin e bashkatdhetarit të tij Diego Simeone. Tekniku i klubit spanjoll e ka pëlqyer Icardin që në kohën kur ai luante për Interin. Mauro Icardi është gati të ulë kërkesat për pagën e tij të lartë për të shkelur tek Atletico.
Ish-lojtari i Inter-it nuk gëzon shumë minuta me klubin francez dhe marrëveshja mund të gjendej lehtësisht me klubin e “Colchoneros”. Atletico Madrid mund ta shohë si opsion për merkaton e janarit futbollistin argjentinas./h.ll/albeu.com