Hakimi u bë “pishman” për kalimin te PSG-ja? Këto janë fjalët e agjentit

Disa ditë pasi u prezantua tek PSG-ja, agjenti i futbollistit Ashraf Hakimi i ka habitur të gjithë duke lënë një deklaratë befasuese.

Alehandro Kamano u shpreh se ëndrra e lojtarit është të rikthehet të luajë tek Real Madrid aty dhe ku u rrit si futbollist.

“Ne kemi një iluzion për që Ashraf të rikthehet tek Real Madrid, sepse ka lindur atje dhe u rrit si futbollist. Padyshim që do të dëshironte të rikthehej.

Reali kishte mundësinë të barazonte ofertën e PSG-së, por nuk e bëri dhe ky ishte rasti që na u krijua iluzioni i rikthimit në Spanjë. Çelsi ishte e interesuar, por fakti që u bënë kampionë të Europës bëri që të tërhiqeshin nga gara”, tha agjenti i Hakimit.

Një deklaratë paksa e nxituar duke marrë parasysh se lojtari sapo është transferuar në Francë dhe nënshkroi kontratë 5-vjeçare me parisienët.


Shtuar 10.07.2021 19:45