Erling Haaland do të jetë për disa javë jashtë fushe për shkak të dëmtimit.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Dortmundit, Marco Rose të premten.
“Haalandi nuk do të jetë në dispozicion për disa javë për shkak të lëndimit tjetër që e ka marrë. Shpresoj që ai të rikuperohet sa më shpejt dhe të kthehet në fushë, pasi është i rëndësishëm për ne”, ka thënë Rose.
21-vjeçari këtë sezon ka shënuar 13 gola në dhjetë ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat. /albeu.com/