Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u tregua skeptik ndaj vlerësimeve për shanset e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, gjatë konferencës për shtyp të së premtes, përpara sfidës së La Ligas ndaj Alaves në Bernabeu.
Edhe pse madrilenët e kanë nisur në mënyrë të përsosur sezonin 2026/27 në kompeticionin evropian, Mourinho theksoi se rrugëtimi drejt suksesit përcaktohet nga faktorë të vegjël dhe vendimtarë.
Të lidhura
None found
“Liga e Kampionëve vendoset nga detajet. Merrni si shembull Bayernin, që humbi Kane, ose PSG-në. Mund të mbërrish në ndeshjet vendimtare pa lojtarët kryesorë”, u shpreh ai.
Mourinho shtoi se disa e konsiderojnë Real Madridin kandidat për trofeun, ndërsa vlerësimin e superkompjuterit të inteligjencës artificiale e cilësoi të pavlefshëm.
Real Madridi kryeson fazën e ligës me 15 pikë, pas pesë fitoreve në po aq ndeshje. Megjithatë, superkompjuteri i Opta-s e rendit klubin spanjoll si favorit të pestë për titull, me 10.69% shanse, pas Arsenalit, Bayernit, Barcelonës dhe PSG-së.







