28 nëntori shënon Ditën e Pavarësisë, një nga datat më të rëndësishme dhe më simbolike për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë. Në këtë festë kombëtare janë bërë pjesë edhe futbollistët e Kombëtares shqiptare, të cilët përfaqësojnë vendin në arenën sportive.
Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Stavro Pilo, Taulant Seferi, Ernest Muçi, Mario Mitaj, Juljan Shehu, Klevi Qefalija, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Alen Sherri përcollën secili me nga një fjalë kuptimin që ka Shqipëria për ta. Mesazhin përmbyllës e dha kapiteni Berat Gjimshiti.
Të lidhura
None found
“Pavarësisht se ku na çon rruga, ka një vend që na bashkon gjithmonë, Shqipëria. Gëzuar 28 nëntorin”, u shpreh Gjimshiti.





