Gio Simeone tërheq vëmendjen e dy klubeve të mëdha

Giovanni Simeone, sulmuesi i Hellas Verona, ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas deri më tani ka shënuar 9 gola për klubin e Veronës dhe për të është interesuar West Ham dhe Sevilla. Simeone është në pronësi të Cagliarit por është marrë nga Verona me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të vitit për shifrat e 12 milion euro.

Por nëse dy klubet e mësipërme bëjnë një ofertë të kënaqshme për lojtarin, Cagliari do ta shesë menjëherë tek njëri prej tyre./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 20:11