Lutfi Dalipi po përjeton një start të jashtëzakonshëm të sezonit, teksa në 7 ndeshje të Superligës së Zvicrës ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 7 asiste.
Të lidhura
None found
Mesfushori i avancuar, vetëm 20 vjeç, po spikat për ndikimin e tij si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe në finalizim. Dalipi është pjesë e Vaduzit dhe ka një gjatësi prej 183 centimetrash.
Futbollisti mund të zgjedhë mes katër përfaqësueseve: Zvicrës, Portugalisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Për Kombëtaren shqiptare, Lufti Dalipi mund të shndërrohet në një vlerë të rëndësishme për të ardhmen, qoftë në mesfushë, qoftë në një rol më të avancuar pranë repartit të sulmit.
