Jose Mourinho për Arsenalin, Interin dhe Romën: “Na presin përballje të vështira

Jose Mourinho ka bërë një vlerësim të rivalëve që Real Madridi do të ketë përballë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve, ndërsa Arsenalin dhe Interin i konsideroi ndër kundërshtarët më të rrezikshëm.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për UEFA-n pas shortit të Real Madridit, trajneri portugez pranoi se rruga drejt fazës nokaut do ta vendosë skuadrën e tij përballë sfidave të vështira.

“Interi dhe Arsenali janë skuadra që njihen nga të gjithë”, deklaroi ai.

Për Arsenalin, Mourinho nënvizoi dëshirën e madhe të klubit londinez për ta fituar Ligën e Kampionëve, një trofe të cilin e kërkon prej vitesh.

“Prej më shumë se 20 vitesh, Arsenali synon ta fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa sezonin e kaluar u nda vetëm nga një ndeshje prej realizimit të këtij objektivi. E kanë potencialin e nevojshëm dhe do të bëjnë gjithçka për ta ngritur trofeun”.

Edhe për Interin, klubi që e ka drejtuar më parë, portugezi shprehu vlerësime të mëdha dhe vuri në dukje rritjen e vazhdueshme të skuadrës italiane.

“Bëhet fjalë për një ekip të jashtëzakonshëm, i cili, sipas meje, forcohet nga viti në vit”.

Në analizën e tij, trajneri i Real Madridit përmendi gjithashtu Romën, të cilën e përshkroi si një skuadër “vërtet speciale” gjatë këtij sezoni.

Pavarësisht bindjes së tij, Mourinho shmangu çdo siguri për kalimin e Real Madridit në fazën tjetër dhe theksoi se nuk dëshiron ta konsiderojë kualifikimin të garantuar.

“Nuk dua të tregohem arrogant duke deklaruar se do të kualifikohemi patjetër”.

“Besoj se do ta arrijmë kualifikimin, por mendoj gjithashtu se do të vuajmë. Duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje dhe të përpiqemi të grumbullojmë pikët”, përfundoi ai.


sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet