Festimi i golit ndez përleshje në Brazil, regjistrohen 51 kartonë të kuq

Një festim goli përpara bankinës së skuadrës vendase e ktheu në përleshje gjysmëfinalen e kampionatit U20 mes Uberlandias dhe Mamores në Brazil.

Ngjarja ndodhi në minutat shtesë, pasi Mamore shënoi golin e tretë. Në konflikt u përfshinë futbollistë dhe pjesëtarë të stafeve të të dyja skuadrave, ndërsa drejt tyre u hodhën edhe objekte të ndryshme.

Të lidhura

None found

Mes kaosit, gjyqtari nuk mundi t’i jepte kartonët e kuq në fushë. Përjashtimet i shënoi më pas në raportin zyrtar të ndeshjes.

Në total u ndëshkuan me kartonë të kuq 43 futbollistë dhe tetë anëtarë të stafit teknik. Shifra tejkaloi rekordin e mëparshëm të Librit të Rekordeve Guinness, prej 36 përjashtimesh në një ndeshje.


Shtuar më 4.11.2026 18:54