Faqja zyrtare e Topit të Artë u përgjigjet spanjollëve: Botërori nuk është vendimtar, që prej vitit 1995…

Triumfi 1-0 i Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit 2026 dukej se i zbehu mundësitë e Leo Messit për Topin e Artë. Megjithatë, reagimi i fundit i publikuar nga faqja zyrtare e çmimit prestigjioz individual ka hapur sërish diskutimin.

Në njoftim theksohet se suksesi në Kupën e Botës nuk e siguron automatikisht edhe Topin e Artë. Sipas të dhënave të paraqitura, nga viti 1995 vetëm 4 prej 7 fituesve të Botërorit kanë arritur të marrin edhe këtë trofe individual, shifër që përkthehet në 57%.

Të lidhura

None found

Faqja zyrtare sqaron se fitimi i Kupës së Botës mund të ndikojë pozitivisht, por nuk përbën garanci. Për të merituar Topin e Artë, një futbollist duhet të ketë qenë më i miri gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm lojtari më i spikatur i Botërorit.

Pas këtij qëndrimi, Harry Kane dhe Michael Olise shihen si kandidatë kryesorë për çmimin. Në garë nuk përjashtohen as yjet e PSG-së, Kvicha Kvaratskhelia dhe Ousmane Dembele.


Shtuar 23.07.2026 11:03

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom