EURO 2020/ Portugali – Francë, ky është parashikimi i qytetarëve shqiptarë (VIDEO)

Sonte luhet një tjetër finale e parakohshme, ajo mes Portugalisë dhe Francës në  orën 21:00.

Në letër, Franca duket pak më e avantazhuar  falë grupit të lojtarëve që disponon, por as Portugalia nuk mbetet prapa.

Të dyja ekipet vijnë pas ndeshjeve jo të mira. Franca suprizoi duke barazuar me Hungarinë, ndërsa Portugalia u mposht thellë nga Gjermania, shkruan Albeu.com.

“Gjelat” thuajse e kanë siguruar kualifikimin, ndërsa “luzitanëve” i duhen pikë medoemos. Një humbje sot, me shumë gjasa do ta dërgonte në shtëpi kampionen në fuqi.

Albeu Sport ka marrë mendimin e sportdashësve shqiptarë rreth rezultatit të kësaj ndeshjeje.

Kujtojmë që deri më tani janë gjetur saktë fituesit në ndeshjet, Francë – Gjermani dhe Portugali – Gjermani.

Shikoni fituesin  e ndeshjes Portugali – Francë në videon e mëposhtme. /albeu.com/


Shtuar 23.06.2021 10:35