Termometri pritet të shënojë 40 gradë, ISHP nxjerr këshillat e nevojshme për qytetarët

Temperatura të larta do të na shoqërojnë edhe gjatë ditës së sotme, ku sipas parashikimeve termomenti pritet të shënojë 40 gradë Celcius.

ISHP këshillon që qytetarët të shmangin daljen gjatë orëve të nxehta dhe të mbajnë freskët ambientet në të cilat rrinë, duke mbyllur dritaret në drekë.

ISHP këshillon ndër të tjera që qytetarët të konsumojnë sa më shumë lëngje, fruta, perime dhe të vishen me rroba të lehta, pa harruar syzet dhe ujin me vete.
Prej ditësh vendi ynë është goditur nga i nxehti afrikan, teksa temperaturat pritet të jenë në rritje.


Shtuar 23.06.2021 10:30