Ukraina ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.
Skuadra e drejtuar nga legjenda Andrey Shevchenko ka mposhtur Suedinë me rezultat 2-1.
Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1 derisa fituesi u përcaktua vetëm në minutën e fundit të kohës shtesë.
Ukraina kaloi e para në epërsi në minutën e 27-të me golin e Zinchenko.
Rezultatin e barazoi Forsberg pak para fundit të pjesës së parë.
Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt.
Golin e fitores për Ukrainën e shënoi Dovbyk në minutën e 120 të ndeshjes.
Në Çerekfinale, Ukraina do të luaj me Anglinë. /