Endrick transferohet te Real Madrid, takohet për herë të parë me Ancelottin

Endrick është lojtari që orët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes te Real Madrid.

“Los Blanocs” zyrtarizuan nënshkrimin e tij ditën e enjte. Ai është një lojtar premtues dhe vetëm 16-vjeç, por nuk do të bashkohet deri në verën e vitit 2024, kohë në të cilën ai do të ketë mbushur 18-vjeç dhe do të jetë në gjendje t’i bashkohet skuadrës së Real Madrid.

Endrick ka takuar trajnerin e tij të ardhshëm te Real Madrid (gjithmonë nëse do të vazhdojë të jetë aty), Carlo Ancelottin. Tekniku italian e ka ndihmuar atë të njohë më thellë klubin.

Talenti brazilian ka patur një 2022 spektakolar. Përveç fitimit të ligës braziliane, ku vetëm 16 vjeç ai shënoi tre gola dhe dha një asist në shtatë ndeshje, ai fitoi edhe disa trofe të tjerë me moshat.

Endrick po ndjek të njëjtat hapa si Vinicius dhe Rodrygo, të cilët të dy nënshkruan për Realin kur ishin ende shumë të rinj dhe mbërritën në Spanjë kur kishin mbushur moshën./ albeu.com


Shtuar 16.12.2022 18:19