E rëndë! Gjendet i mbytur në Ohër portieri

Portieri i Maqedonisë së Veriut në hendboll, Nikola Danilovski, është gjendur i mbytur në liqenin e Ohrit ditën e sotëm.

Pas stërvitjes ditën e djeshme, 24-vjeçari ishte zhdukur dhe ishte shpallur në kërkim. Trupi i portierit është gjendur ditën e sotme, teksa ishte i mbytur në liqen.

Ka qenë policia e Ohrit, e cila ka njoftuar se është gjendur i pajetë Danilovski. Gjithashtu në njoftimin e policisë, bëhet me dije se në trupin e lojtarit nuk kishte shenja dhune apo diçka tjetër


Shtuar 29.05.2021 18:15