Helmohen nga ushqimi në Tushemisht, përfundojnë në spital dy vajza të mitura

Dy vajza të mitura nga Tirana, të cilat ndodheshin në Tushemisht për një ekspeditë mësimore, kanë përfunduar në spital. Ato dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Policia njofton se vajzat janë jashtë rrezikut për jetën dhe se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.05.2021 18:14