Dy legjenda të futbollit anglez analizojnë formën e Armando Brojës (FOTO LAJM)

Armando Broja është kthyer në një temë kryesore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Angli.

Këtë herë figura të njohura ndër vite në Premier League dhe legjenda si ish-mbrojtësi i Arsenal, Martin Keown apo Joe Cole, kanë folur sa i përket statistikave impresionuese të sulmuesit që ka Shqipëria.

“Ai po shfaqet apo jo? Broja duket shumë i sigurt dhe po rritet, është e mrekullueshme për Chelsean që bën biznes në këtë mënyrë. Nga ana tjetër, lojtari e di se kur të kthehet te Chelsea do të futet në ekip sepse trajneri do ta bëjë këtë gjë për të”, ka thënë Keown.

Nga ana tjetër, Joe Cole është shprehur për “BT Sport”: “Kam punuar me Brojën dhe është lojtari vërtet i talentuar. Është pak i papërpunuar brenda dhe jashtë portës së rivalit, por po shfaqet kaq i shkëlqyeshëm duke punuar shumë çdo ditë dhe tani po shpërblehet”.

“Është një tjetër prodhim i akademisë së Chelseat, Cobham thjeshtë po vazhdon që të prodhojë”, ka thënë Cole.


Shtuar 17.12.2021 18:43