Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, duke ngritur alarmin për përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtrati.

Sipas meteorologes Anira Gjoni nga IGJEUM, situata kërkon vëmendje të veçantë në 11 qarqe të vendit. Rreziku është më i lartë në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ku mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër ekziston rreziku i rrëshqitjes së dherave, ndërsa në Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara.

Reshjet intensive pritet të sjellin rritje të ndjeshme të prurjeve në lumenjtë kryesorë dhe të mesëm, veçanërisht në Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Edhe era do të jetë një tjetër faktor shqetësues, me intensitet mesatar, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të fryjë e fortë deri shumë e fortë. Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta: 11–17 gradë në bregdet, 12–18 gradë në zonat e ulëta dhe 3–13 gradë në zonat malore.

A është vendi përballë një episodi të zakonshëm reshjesh apo një situate që mund të sjellë pasoja serioze? Cilat janë zonat më të rrezikuara dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët gjatë orëve në vijim? Për të kuptuar situatën dhe rreziqet që na presin, flasim drejtpërdrejt me meteorologen Anira Gjoni.


Shtuar më 26.11.2026 15:55

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabet girişgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetmatbetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobetjojobetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisBahis Siteleriblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişcasibomcasipopcasibom girişcasipop giriş