Partia Demokratike u ka shpërndarë demokratëve një mesazh përmes grupeve të komunikimit, duke i ftuar ata të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar nga studentët për të shtunën, datë 28 nëntor 2026, në orën 10:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Në njoftim bëhet e ditur se PD do të angazhohet në mbështetje të kauzës së studentëve, e cila kërkon largimin e qeverisë aktuale.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e tubimit udhëzohen të kontaktojnë kryetarët dhe sekretarët e degëve për çështjet e organizimit dhe logjistikës.
Në tekstin e shpërndarë, pas përshëndetjes “Të dashur demokratë”, theksohet se të shtunën, më 28 nëntor 2026, në orën 10:00, pranë Ministrisë së Arsimit, Partia Demokratike do të përfshihet në mbështetje të kauzës studentore për rrëzimin e qeverisë. Gjithashtu kërkohet që ky informacion t’u përcillet anëtarëve dhe kushdo që dëshiron të marrë pjesë në protestë duhet të flasë me kryetarin dhe sekretarin e degës për organizimin.







