Gianluigi Donnarumma ishte vërtet afër Juventusit. Po flasim për sezonin 2011-2012, kur bardhezinjtë, të impresionuar nga raporti i një vëzhguesi napoletan, e ftuan Gigio-n e vogël për një provë në “Vinovo”.
Për ta konfirmuar këtë, i intervistuar nga “Tuttosport”, mendon Fabrizio Ravanelli, i cili në atë kohë ishte duke stërvitur ekipet e të rinjve të Juventusit dhe menjëherë i shikoi cilësitë e mëdha të këtij djali: “Si mund ta harroj, ai ishte monstruoz qysh në atë kohë. Gigio kishte fizikun që ka tani, edhe pse ishte një djalë vetëm 12-vjeçar”.
Ravanelli përqendrohet në çdo detaj të trajnimit të Donnarumma, tashmë i aftë t’i lërë të gjithë pa fjalë: “Unë kam kujtimin e një djali të fuqishëm, shpërthyes, mbresëlënës. Ai priste gjithçka, aq sa askush nga djemtë tanë nuk arriti t’i shënonte nga buza e zonës. Ne e vendosëm përballë një breshërie goditjesh nga pika e penalties, por ishte akoma pothuajse e pamundur t’i shënohej. Ai na la të gjithëve pa fjalë, ishte një djalë ndryshe nga të tjerët. Tani është e lehtë të thuhet, por edhe në atë kohë i kërkova klubit që ky djalë duhej të pranohej menjëherë, sepse do të bëhej një portier absolut”, shkruan telesport.
Në fund, megjithatë, siç dihet, Donnarumma nuk do të vishej bardhezi, por do të transferohej te Milani qysh 16 vjeç. Me kuqezinjtë luajti për disa vite titullar, derisa u largua pak javë më parë për “t’u martuar” me PSG. “Keqardhja është mbi të gjitha për dhjetë vite më parë. Me një investim të vogël mund ta kishim parakaluar Milanin për të. Sa keq, sepse Donnarumma do të kishte qenë trashëgimtari i përsosur i Buffon. Tani është Szczesny, i cili është një tjetër portier i shkëlqyeshëm dhe për këtë arsye unë e kuptoj zgjedhjen e klubit”, – e mbyll prononcimin e tij Ravanelli.