“Cristiano, më përqafo”, kur CR7 ndaloi autobusin e kombëtares portugeze për hir të 11-vjeçarit (VIDEO)

Në vitin 2019, kombëtarja portugeze priti Holandën në Porto në finalen e Ligës së Kombeve. Pas stërvitjes, lojtarët shkuan në hotel me autobus dhe Cristiano Ronaldo vuri re një djalë nga dritarja me një poster “Cristiano më përqafo”.

Ronaldo i kërkoi shoferit të ndalonte, ftoi Eduardon (ky është emri i djalit) në autobus dhe bëri një foto me të. Tifozi është 11 vjeç, po luftonte me leuçeminë.

Një moment që Eduardo i ri nuk do ta harrojë kurrë. /albeu.com/