Conte i hap derën Eriksen-it

Antonio Conte ka folur në një konferencë për shtyp ku ka prekur rastin e Christian Eriksen.

“Unë nuk kam folur me Eriksen kohët e fundit, por ishte fantastike ta shikoja atë përsëri në fushë duke u stërvitur. Kur mora vesh lajmin se çfarë i ndodhi në fushë u tremba shumë.

Është sigurisht një lajm i mirë ta shoh atë gati për të luajtur përsëri.

Dyert për Eriksen janë gjithmonë të hapura”, është shprehur Conte./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 18:55