Ish-drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni akuzoi publikisht Klodiana Lalën, reagon gazetarja: Sulm vulgar, nuk foli asnjë fjalë për dyshimet e SPAK ndaj saj

Gazetarja Klodiana Lala, ka reaguar për sulmin verbal të bërë ndaj saj nga ish-shefja e Shërbimit Sekret Informativ, Vlora Hyseni, e cila pasi u pyet nëse ka shpërndarë apo jo sekrete shtetërore siç edhe dyshon Prokuroria e Posaçme, akuzoi reporteren për takime me agjentë serbë.

Gazetarja Lala, e quan deklaratën e Hysenit një sulm personal dhe shantazh, si hakmarrje e informimit të publikut me detaje për akuzat që rëndojnë mbi ish-shefen e SHISH dhe veprimtarinë kriminale në të cilën dyshohet se ajo është përfshirë.

Reporterja e News24, e cilësoi vulgare gjuhën e përdorur nga ish-shefja e Shërbimit Sekret shqiptar dhe theksoi heshtjen për çështjen e saj penale.

“E pyetur nga News24 nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara në drejtim të shtetasit Ergys Agasi, deputetja ka zgjedhur të kundërsulmojnë me gjuhë vulgare ndaj gazëtareve dhe duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Kjo ka qenë përgjigjja e zonjës Hyseni, por asnjë fjalë për materialet që ka shpërndarë dhe që dyshohet sipas Prokurorisë së Posaçme që ka shpërndarë në adresë të shtetasit Ergys Agasi”,– tha Lala.


Shtuar 24.09.2026 13:45

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetjojobetCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis