Një ide krejt origjinale dhe plot batutë ka ardhur nga sulmuesi Ousmane Dembele lidhur me dilemën që ka mbërthyer Paris Saint-Germainin për Topin e Artë 2026, teksa francezi i dha një mbështetje të pakushtëzuar shokut të ekipit, Khvicha Kvaratskhelia.
Të lidhura
None found
Ndryshe nga një garë me rivalitete të brendshme, klubi parizien ka përqafuar një frymë uniteti, duke i vënë krahët njëkohësisht Dembeles dhe Kvaratskhelias në rrugën drejt trofeut më prestigjioz individual.
Të dy yjet e skuadrës kanë dhënë së bashku intervista, ku nuk kanë kursyer fjalët e mira dhe vlerësimet për cilësitë e njëri-tjetrit.
I pyetur nga BBC, Dembele nuk ngurroi të shpërthente në superlativa për talentin gjeorgjian, duke nënvizuar se çmimi më i madh individual i takon pikërisht atij.
“Për mua, ai është fituesi i Topit të Artë. Pa asnjë dyshim, e ka merituar. Sezoni i tij ka qenë thjesht fantastik. Bëhet fjalë për një lojtar me aftësi të rralla, dhe paraqitjet në Champions League e kanë vërtetuar plotësisht këtë gjë,” u shpreh Dembele.
Duke qenë se të dy sulmuesit paraqiten si pretendentë seriozë për edicionin e sivjetshëm, Dembele gjeti një formulë që askush të mos ndihej i humbur.
“Topin e Artë? Thjesht do ta ndajmë përgjysmë,” përfundoi ai duke qeshur.
