Chelsea gati për një tjetër goditje të madhe, afër nënshkrimit me Harry Kane

Sipas “Football Insider”, skuadra e Chelseat është favorite për të nënshkruar me Kane, transmeton lajmi.net.

“The Blues” po cilësohen tani si favoritë për nënshkrimin e Kane, ku do të duhej të paguanin një shumë të majme parash.

Qëndrimi i Tottenhamit është se Kane nuk është në shitje, por në një intervistë më nëntë prill, sulmuesi anglez pohoi se një ndryshim është i nevojshëm pasi ai do të dëshironte të fitonte tituj.

Abrahmovich thuhet të ketë bërë gati 250 milionë sterlina për të rindërtuar skuadrën, ai është i interesuar ti dëgjojë dëshirat e Tuchel i cili i dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve.

Shtuar 8.05.2021 04:05