Napoli bën një hap të rëndësishëm drejt Championsit, mposht në transfertë Spezian (VIDEO)

Napoli ka arritur një fitre të rëndësishme ndaj Spezias.

 

Napoletanët arritën fitore në kuadër të javes së 35-të kur kanë mbetur vetëm tre xhiro deri në fund.

Këtë takim e nisën edhe dyshja, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.

Zielinski zhbllokoi rezultatin në min 15’ i ndjekur nga Osimhen min 23’.

Nigeriani nuk u ndal me kaq, pasi shënoi golin e dytë në min 44’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Napolit.

Në pjesën e dytë, Piccoli shënoi për Spezian ndërsa goditjen e fundit e dha Hirving Lozano min 80’.

Rezultati përfundimtar, Spezia 1-4 Napoli.

Tani, Napoli bën një hap gjigant drejt sigurimit të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve, tani ata ngjiten në pozitën e dytë me 70 pikë, një më shumë se Atalanta, Juventus dhe Milani.


Shtuar 8.05.2021 16:58