Chelsea ka fituar Superkupën e Evropës, pasi mposhti Villarrealin 6:5 pas penalltive, në ndeshjen e luajtur të mërkurën në Belfast.
Koha e rregullt e ndeshjes dhe vazhdimetm, përfunduan 1:1 kurse futbollistët e Chelseat ishin më të saktë nga pika e bardhë.
Te Chelsea, penalltinë e humbi vetëm Kai Havertz ndërsa te Villarreali, dështuan Aissa Mandi dhe Raul Albiol.
Skuadra londineze kaloi në epërsi në minutën e 27-të nëpërmjet Hakim Ziyechit, ndërsa Villarreali barazoi me anë të Gerard Morenos (73’). Për Chelsean, kjo është hera e dytë që e fiton Superkupën e Evropës. /albeu.com/