Bie ‘pista’ Kane, Manchester City ‘peshkon’ një emër të madh për sulmin

Harry Kane ishte dëshira e Manchester City-t për t’a transferuar nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola, ‘pistë’ e cila nuk u realizuar, sepse me ardhjen e Antonio Conte në krye të Tottenham, sulmuesi anglez ka vendosur të rinovojë kontratën.

I gjendur në këto kushte Manchester City është hedher në sulm për një tjetër sulmues që garanton gola dhe që mund të mbajë peshën kryesore të sulmit.

Të lidhura

None found

Drejuesit e Citiziens kanë hedhur ‘grepat’ te Real Madrid, nga ku dëhsirojnë të ‘peshkojnë’ Karim Benzema.

Sulmuesi francez është një nga pikat kryesore të sulmit të “Los Blancos”, i cili kujtojmë se është bërë pjesë e klubit madrilen që në vitin 2009.

Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, drejtuesit e Cityt kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e Benzemasë për të baindur atë që të bëhet një transferim i tillë ngaSpanja në Angli. /h.ll/albeu.com


Shtuar 27.11.2021 22:03