Shkrepja e fundit! Kjo është fotografia e dy nxënësve në Kosovë, para sulmit me armë që do u merrte jetën (FOTO LAJM)

Mediat e Kosovës kanë publikuar foton e fundit të dy nxënësve që mbetën viktima të një sulmi me armë në Deçan.

Ata ishin duke udhëtuar me autobuz, në momentin e sulmit.

Bëhet fjalë për Genta Mustafën dhe Ledion Hamzajn.

Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 19:00, një person i maskuar sulmoi me armë autobusin, e për pasojë të vrarë mbetën tre persona, shoferi dhe dy nxënësit. Policia bëri me dije se autobusi është sulmuar me armë zjarri AK-47.

24 orë pas krimit të rëndë, Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar dhe arrestuar autorin e masakrës.

Sot, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje vrasësit të dorëzohet në polici.

“Janë dukë u trajtuar disa pista. Po ashtu, i bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët, kushdo që ndihmon vrasësit implikohet me vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që kapacitetet tona shtetërorë janë në dispozicion të zbulimit të rastit. Policia po koordinohet edhe me AKI”, u shpreh ai./albeu.com/