Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë, Pedri dhe De Jong mbeten jashtë sfidës ndaj PSG-së

Pedri dhe Frenkie de Jong, të dy të lënduar, shpresonin të ktheheshin në kohë për të luajtur ndeshjen e parë të Champions League kundër PSG.

Por, sipas “Marca”, Barcelona nuk duhet të rrezikojë dhe nuk do të detyrojë kthimin e tyre të menjëhershëm në fushë.

Të dy kanë humbur 34 ndeshje në total këtë sezon, Pedri 19 ndeshje dhe 15 De Jong.

Megjithatë, Xavi do të ketë në dispozicion Ronald Araujo dhe Andreas Christensen, me dy lojtarët që vuanin nga një shqetësim. /abcnews.al


Shtuar 3.04.2024 12:45