VIDEO / Lyon në finale të Kupës së Francës pas 12 vitesh, tifozët “pushtojnë” fushën

Lyon ka mposhtur me shifrat 3-0 skuadrën e Valenciennes në gjysmëfinalen e Kupës së Francës, duke marrë kështu biletën për në finale pas 12 vitesh.

Lyon nuk ishte asnjëherë në vështirësi, edhe pse u deshën 45 minutat e pjesës së dytë për të shënuar tre golat me dopietë të Lacazette dhe Orban.

Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm për klubin, por edhe për tifozët, me këta të fundit që zbarkuan në fushë duke mbuluar çdo centimetër të saj për të festuar.


Shtuar 3.04.2024 12:50