Barcelona heq dorë nga pista Lautaro Martinez dhe përqendrohet te Alvarez

Pavarësisht raportimeve të fundit që e lidhnin Lautaro Martinezin me një kalim te Barcelona, sulmuesi i Interit nuk shihet nga klubi katalanas si alternativë për Julian Alvarez.

Të lidhura

None found

E përditshmja spanjolle Diario Sport raporton se Barcelona nuk po punon për transferimin e Martinezit dhe nuk e ka përfshirë atë mes opsioneve në rast se dështon marrëveshja për Alvarez.

Gjatë kësaj vere, drejtuesit e klubit katalanas nuk kanë zhvilluar asnjë kontakt me agjentin e Lautaro Martinezit, thuhet më tej në raport.

Objektivi kryesor i Barcelonës për të përforcuar repartin ofensiv vazhdon të jetë Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas, 26 vjeç, mbetet i vendosur të largohet nga Atletico Madridi për të vijuar karrierën në “Camp Nou”.

Klubi katalanas është i gatshëm t’i shtojë përpjekjet për realizimin e transferimit, por fillimisht pret që Alvarez të ndërmarrë një hap tjetër dhe ta bëjë publike dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi.

Ndërkohë, Barcelona vazhdon ta mbajë të hapur mundësinë për një “Plan B” në sulm.

Kërkimi i një alternative lidhet edhe me të ardhmen e Ferran Torresit, për të cilin raportohet se është afër transferimit te Paris Saint-Germain.

Në këtë fazë, Alvarez mbetet përparësia absolute e Barcelonës, ndërsa Lautaro Martinez nuk bën pjesë në planet e klubit për këtë afat kalimtar.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetoffice girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom