AC Milani është larguar vetëm me një pikë nga transferta ndaj Sassuolos, pas barazimit 1-1.
Ekipi kuqezi pati më shumë iniciativë gjatë takimit, por vendasit arritën të ruanin rezultatin falë paraqitjes së shkëlqyer të portierit kosovar Aro Muric.
Të lidhura
None found
Muric ishte vendimtar veçanërisht në pjesën e parë, kur realizoi katër pritje të rëndësishme dhe i dha Sassuolos siguri në portë.
Milani kaloi në avantazh në minutën e 63-të, kur Adrien Rabiot shfrytëzoi asistimin e Luka Modric për të shënuar.
Megjithatë, epërsia e miqve zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 68-të, Odenthal realizoi një gol të bukur duke vendosur baraspeshën.
Pas këtij rezultati, Milani renditet i pesti me 12 pikë, ndërsa Sassuolo mban vendin e 10-të me tetë pikë.





