Ardon Jashari: Zvicra ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e vetme

Ardon Jashari ka bërë të qartë se për të Kombëtarja e Zvicrës ka pasur gjithmonë përparësi, duke mos marrë në konsideratë përfaqësimin e ndonjë shteti tjetër.

Të lidhura

None found

Mesfushori i AC Milanit pritet të ketë një mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tij, pasi Zvicra la jashtë Granit Xhakën pas polemikave lidhur me certifikatën e falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Futbollisti i Milanit ka rrëfyer se vendimin për të luajtur me Zvicrën e ka marrë pa asnjë hezitim, pavarësisht kontakteve që kishte pasur më herët me Maqedoninë e Veriut.

“Herën e fundit që isha në Maqedoni ndodhi në verë, bashkë me familjen time. Në të kaluarën kam pasur kontakte me Maqedoninë e Veriut, por kur erdhi telefonata nga Zvicra, e pranova menjëherë”.

“Nuk kisha asnjë dilemë sepse kam lindur në Zvicër, kam kryer shkollën këtu dhe për mua ekzistonte vetëm Zvicra si shtet”, deklaroi ai.

Edhe Kosova kishte komunikuar me Jasharin në të kaluarën, por dëshira e lojtarit ishte të përfaqësonte Zvicrën, synim që tashmë e ka realizuar.

Zvicra do të luajë të shtunën mbrëma kundër Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje që nis në orën 20:45.


Shtuar më 26.09.2026 16:15

sultanbeyli escortJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetcasibom