Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka çuar në pranga tre persona të dyshuar dhe në konfiskimin e pasurisë në vlerë mbi një milion euro.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka bërë publik lajmin përmes një postimi, ku ka theksuar se beteja kundër krimit të organizuar dhe grupeve kriminale po vazhdon pa asnjë kompromis.
Të lidhura
None found
Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, mashtrimin dhe pastrimin e parave.
Sveçla ka shtuar se institucionet e sigurisë mbeten të angazhuara për të identifikuar, hetuar dhe goditur grupet kriminale, pavarësisht formës apo mënyrës se si ato veprojnë.
“Çdo aktivitet kriminal që synon përfitimin e paligjshëm dhe cenon sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve do të përballet me zbatimin e ligjit”, ka deklaruar ai.
Ministri nuk ka dhënë hollësi të mëtejshme lidhur me identitetin e personave të arrestuar apo vendet ku është zhvilluar aksioni.







