Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Republikës së Turqisë kanë bashkuar pjesëtarët e tyre në një trajnim për kërkim-shpëtim urban e malor, si dhe për operacionet K9.
Të lidhura
None found
Aktiviteti synoi të zhvillonte aftësitë dhe njohuritë profesionale të pjesëmarrësve, të nxiste bashkëpunimin mes ekipeve dhe të krijonte mundësi për shkëmbimin e përvojës praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit, njoftoi FSK-ja.
Programi përfshiu pjesë teorike dhe ushtrime praktike. Pjesëmarrësit punuan me teknika për kërkim e shpëtim në ndërtesa të dëmtuara dhe në zona malore, me përdorimin e qenve K9, si dhe me procedurat për koordinim e reagim gjatë emergjencave.
Sipas FSK-së, trajnimi ndihmoi në përmirësimin e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë për operacione dhe ndërveprueshmërisë së ekipeve me partnerët në fushën e kërkim-shpëtimit.
