Anis Mehmeti në radarët e klubit të Championship-it, pak ditë përpara debutimit në Premier League

Sezoni i ri i Premier League do të nisë më 22 gusht dhe tashmë kanë mbetur vetëm pak ditë deri në start. Përveç klubeve që synojnë trofeun më prestigjioz të futbollit anglez, interes të veçantë pritet të tërheqin edhe skuadrat e sapongjitura në elitë.

Të lidhura

None found

Një prej tyre është Ipswich Town, që të shtunën do të debutojë kundër Sunderland. Pjesë e ekipit është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti, i cili po pret mundësinë e artë për të treguar vlerat e tij.

Ndërkohë, shqiptari është përfshirë së fundmi në zërat e merkatos, me një kalim të mundshëm te Birmingham City. Klubi garon në Championship, kategorinë e dytë për nga rëndësia në Angli. Sipas “Transferfeed”, 25-vjeçari konsiderohet një alternativë për skuadrën, ndërsa huazimi i tij nga Ipswich për një sezon shihet si një mundësi.

Një skenar i tillë lidhet me pikëpyetjet rreth minutazhit të Mehmetit. Media në fjalë raporton se, nën drejtimin e trajnerit Gary O’Neil, futbollisti shqiptar mund ta ketë të vështirë të sigurojë minutat e nevojshme për të shpërthyer.

Për momentin, gjithçka mbetet vetëm në nivel interesi, pasi nuk ka ende asnjë zhvillim konkret. Vetë Mehmeti e ka vëmendjen të përqendruar te sfida e debutimit.

Anësori i majtë është i lidhur me Ipswich Town me kontratë deri në qershor të vitit 2029, ndërsa “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e tij në 15 milionë euro.


holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet