Amarildo Bakaj pranon duelin me Drilon Ramën dhe e thumbon në Instagram: Ta kërkoi vetë, tani të bëjë gati çantat

Përballja në ring mes Amarildo Bakajt dhe Drilon Ramës pret vetëm firmën e këtij të fundit për t’u zyrtarizuar. Boksieri shqiptar Bakaj e ka pranuar sfidën përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke e shoqëruar reagimin me thumbime ndaj rivalit, si në imazhin e zgjedhur, ashtu edhe në mesazhin e publikuar.

Prej javësh, dy boksierët janë përfshirë në një rivalitet në distancë. Kërkesa për këtë ndeshje erdhi nga Rama, ndërsa Bakaj në fillim e shpërfilli ftesën, pasi nuk dëshironte të ndeshej në ring me një shqiptar.

Të lidhura

None found

Në fotografinë që shoqëron reagimin, të krijuar me Inteligjencën Artificiale, Bakaj paraqitet si një “mbret”, duke mbajtur Drilon Ramën të lidhur me qafore. Ky imazh ka mjaftuar për t’i dhënë më shumë zjarr rivalitetit mes tyre.

Në mesazhin e tij, Bakaj shprehet se Rama e kërkoi vetë përballjen dhe se tashmë është koha që të bëjë gati çantat. Ai shton se ka ardhur momenti të heqin qafe edhe një tjetër, duke e cilësuar kundërshtarin si “zagar”.


Shtuar më 11.10.2026 10:27