Alarm në Premier League, lojtarët kundër vaksinës

Në futbollin anglez shpërthen alarmi kundër vaksinës.

2/3 e futbollistëve në Premier League nuk janë vaksinuar dhe vetëm 7 klube kanë mbi 50% të lojtarëve të vaksinuar me dy doza.

Shumë lojtarë si Callum Robinson, 26-vjeçari i West Bromëich, janë prekur dy herë nga COVID-19 por sërish refuzojnë të bëjnë vaksinën: “Jam prekur dy herë por nuk jam vaksinuar, mbase më vonë mund të ndryshojë ide, por për momentin nuk jam i vaksinuar”, u shpreh lojtari.

Në Premier League po mendojnë të linçojnë një sërë përfitimesh për klubet apo dhe sanksione në mënyrë që të ndërgjegjësohen lojtarët dhe stafet që të vaksinohen pasi përpara i pret një sezon i gjatë dhe me uljen e temperaturave priten të rritet numri i të prekurve nga COVID-19.

Për momentin nuk janë mjaftueshëm as fushatat sensibilizuese ku janë përfshirë edhe aktorë të rëndësishëm të futbollit si Jurgen Klopp. Në Premier League ka shumë lojtarë që kanë dalë hapur kundër vaksinimit si Granit Xhaka apo Ngolo Kante. Xhaka është lojtari i vetëm në radhët e përfaqësueses zvicerane që nuk është vaksinuar ndërsa Kante humbi sfidën ndaj Juves pasi u prek nga COVID-19.


Shtuar 7.10.2021 11:33