Arben Ahmetaj nuk dorëzohet: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon!

“Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës…”

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit hedh poshtë pretendimet e opoziutës se shqiptarë janë sot më të varfër. Ahmetaj përsëriti edhe njëherë se Shqiparia ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18%.

“Faktet janë fakte. Çfarë ndodhi me pandeminë në këtë vend. Përgjegjshmëria e mazhorancës. Blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti. Sigurisht fatalitet ishin prezencë por shumë më të ulëta se në shumë vende. Numrat që sillni nuk u fshehim. Ku i gjetët? Sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit shëndetësor, për shkak të heroizmit të mjekëve dhe të vaksinimit. Deri në fund të vitit do të vijnë 3 milion vaksina. Ka vende që akoma lypin dhe ne i kemi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin. Përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste por nuk e shpëton. Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton buxhetin. Shkon te ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Ka nevojë për më shumë institucione monitor3uese. Por nuk bëhet për një ditë. U thoni shqiptarëve se  u varfëruat. Ndërkohë modestisht dua të përmend se kursimet e vogla janë rritur.

Falë zotit, falë ekonomisë rritet kursimet. Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë. duhet ta celebrojmë edhe rikthimin e rritjes ekonomike. Dua tju sjell një statistikë modeste. Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës.

Duroni me 48 orë do të vijmë me një plan për energjinë. Nuk ju thuhet shqiptarëve u vafrëura, kur ekonomia është rritur me 18%. Udhëtuam në greminë me dy fatkeqësi dhe po ringrihemi, duhet ta celebrojmë,” deklaroi ai.